Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Floriana Rugova ka vizituar Flubin Futbollisitik “Trepça”.
Ajo ka shkruar se me PDK’në sporti e kultura në vend do të jenë prioritet.
Statusi i plotë:
Për sport, kulturë e art ma mirë, në Kosovën që duhet dhe mundet ma mirë!
Sporti dhe kultura janë ambasadorët tanë më të mirë. Sportistet dhe sportistët tanë na kanë zbardhë dhe po na zbardhin fytyrën gjithandej.
Gjatë vizitës në Klubin nga më të vjetër në vend, Klubin e Futbollit Trepça, ritheksova se është detyrë e jona që të punojmë më shumë për ta, që t’i mbështesim dhe t’u krijojmë kushte që ata të vazhdojnë të na përfaqësojnë edhe me denjësisht në Kosovën tonë ma të mirë!
Sporti, kultura dhe arti janë pjesë e rëndësishme e programit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Bedri Hamzës.
E kush më shumë dhe më mirë se Memli Krasniqi, Kryetari ynë i dinë sfidat e sportistëve, mbështetja për sportistët në kohën e udhëheqjes së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ishte e jashtëzakonshme, kjo mbështetje duhet avancohet e kjo bëhet duke e votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131.