×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Flutura Kusari: Statusi i Sveçlës, sulm serioz ndaj gazetarëve

    Insajderi
    15 July 2023 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deklarata e sotme e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ndërlidhi protestën e sotme të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me luftën hibride nga Serbia, ka nxitur reagime të ashpra në opinion.

    Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka thënë se ndërlidhja e punës së gazetarëve të Kosovës me Serbinë dhe Vuçiqin është e rrezikshme “dhe çon në dhunë online dhe potencialisht edhe në dhunë fizike”.

    “Statusi i Ministrit Sveçla është sulm serioz ndaj gazetarëve dhe nxitje e masave për t’i kundërshtuar ata. Dihet që masat nganjëherë nuk zgjedhin metoda. Ministri Sveçla, Lëvizja Vetëvendosje dhe zyrtarët dhe mbështetësit e tyre duhet ta kuptojnë që duke i sulmuar mediat dhe gazetarët nuk mund t’i frikësojnë dhe nuk do t’i frikësojnë apo heshtin ato”.

    “Për aq kohë sa kjo qasje nuk ndryshon, gazetarët mbesin jashtëzakonisht të kërcënuar dhe duhet të frikësohen për sigurinë e tyre ndonëse nuk është në natyrën e tyre të frikësohen”, potencoi Kusari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark