Vlera e tij në bursën Bitstamp u rrit 1.1 për qind në 7.056 dollarë, niveli më i lartë që nga fillimi i gushtit të vitit të kaluar, sipas Reuters.
David Thomas nga firma britanike GlobalBlock, thotë se thyerja e nivelit prej gjashtë mijë dollarë javën e kaluar ka kthyer interesimin për investime nga biznesmenët në bitcoin.
Vlera e bitcoin pothuajse është dyfishuar këtë vit.