×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    FMN: Luftimi i korrupsionit mund t’i gjenerojë botës rreth 1 trilion dollarë

    Insajderi
    04 April 2019 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përveç rritjes së të hyrave të qeverisë, luftimi i korrupsionit, gjithashtu mund të ndikojë në ngritjen e rezultateve në mesin e nxënësve të shkollave publike, thuhet në raport.

    “Më pak korrupsion nënkupton humbje më të vogël të të ardhurave dhe një kualitet më të lartë në infrastrukturë dhe edukim. Frenimi i korrupsionit gjithashtu përmirëson besimin e përgjithshëm publik ndaj qeverisë”, konkludon hulumtimi i FMN-së.

    Studimet e mëparshme treguan se industritë siç janë minierat dhe ato të naftës janë pika të nxehta për korrupsion, sikurse edhe prokurimi dhe administrimi i ndërmarrjeve shtetërore.

    Fondi Monetar përqendrohet në transparencën dhe mbikëqyrjen si elementë kryesorë në frenimin e korrupsionit në këto fusha.

    “Ajo që na habiti është se efekti i transparencës është shumë më i fortë në vendet që kanë një media të lirë ose një shoqëri civile të fuqishme”, tha Paolo Mauro, zëvendës drejtor në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Departamenti i Çështjeve Fiskale.

    Ndër rekomandimet e tjera për të frenuar korrupsionin, Fondi bën thirrje për profesionalizimin e shërbimit civil, duke përfshirë punësimin në bazë të meritave, si dhe nevojën për rregulla të thjeshta tatimore.

    Raporti rekomandon teknologji që mund të luftojë korrupsionin. Për shembull, zbatimi i prokurimit online shihet si mënyrë më e lirë dhe e shpejtë e luftës kundër korrupsionit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark