Insajderi
Biznes

FMN: Pandemia mund ta rris hendekun ekonomik mes gjinive

Insajderi
22 July 2020 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FMN: Pandemia mund ta rris hendekun ekonomik mes gjinive
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ajo shtoi se tronditja ekonomike e shkaktuar nga kriza shëndetësore ka goditur gratë më shumë sesa burrat, pasi më shumë gra janë të punësuara në sektorët e prekur – industria e shërbimeve, shitjen me pakicë, turizëm dhe hotileri.

Në Shtetet e Bashkuara, në periudhën nga prilli deri në qershor 2020, shkalla e grave të papunë u rrit me dy pikë përqindje në krahasim me burrat, thuhet në tekstin e Georgievës, i cili ishte nënshkruar edhe nga tre zyrtarë të tjerë të FMN-së.

Sipas FMN, gratë kanë më shumë tendencë të punojnë 2,7 orë më shumë në ditë se burrat nga punët e papaguara shtëpiake.

Gratë i ndërmorën përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësive familjare që lindin nga masat e izolimit, siç është mbyllja e shkollave. Pas heqjes së masave kufizuese, grave u duhet më shumë kohë për të gjetur punë të reja, kurse vajzat në shumë vende në zhvillim detyrohen të braktisin shkollën për të mbushur buxhetet e shtëpisë.

FMN propozon që “politikat e krijuara mirë mund të lehtësojnë efektet negative të krizës për gratë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark