×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    FMN rekomandon masa kundër korrupsionit

    Insajderi
    11 April 2019 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një raport të publikuar të mërkurën, FMN-ja përmend problemet me të cilat ndeshen ekonomitë, si ndryshimi i demografisë, ndryshimet e shpejta në teknologji dhe shtimin e integrimit midis ekonomive në mbarë botën.

    FMN-ja thotë se shumë vende me ekonomi të përparuar ose në zhvillim po përballen me strese që lidhen me plakjen e popullsisë, me kujdesin shëndetësor dhe sistemet e pensioneve publike, ndërsa në shumë vende në zhvillim çështjet për zgjidhje janë krijimi i vendeve të punës dhe përmirësimet e infrastrukturës për popullsinë që po urbanizohet me shpejtësi, transmeton VOA.

    Luftimi i korrupsionit është një fushë në të cilën FMN-ja sheh potencial për bashkëpunim ndërkombëtar për të sjellë ndryshim, së bashku me ndryshimet klimatike dhe taksimin e kompanive shumëkombëshe.

    Raporti bën thirrje që qeveritë të luftojnë rastet e kompanive kombëtare që korruptojnë me ryshfet zyrtarët në vendet e tjera. Ai u bën thirrje atyre të jenë agresive në përpjekjet kundër pastrimit të parave dhe që individë ose kompani të ndryshme të mos jenë në gjendje të përdorin metoda të paqarta për të fshehur përfitimet nga korrupsioni. Veçanërisht FMN-ja përmend nevojën për të rritur transparencën në sektorë të tillë si nafta dhe minierat, ku kompanitë shpesh veprojnë jashtë vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark