Manchester City shënoi fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan shtatë gola.
Pas ndeshjes foli edhe realizatori i golit të tretë të Cityt, Foden, i cili tha se për tifozët ishte një ndeshje e mrekullueshme.
“Për tifozët që e shikonin ishte padyshim një lojë e shkëlqyer futbolli. Ne po luajmë me një skuadër që ka fituar shumë herë Champions League dhe nëse e japim topin, ata do të na ndëshkojnë. Është diçka për të cilën duhet të punojmë në ndeshjen e dytë.
“Ishte një lojë e mrekullueshme. Ne filluam shumë mirë dhe mund t’i kishim shkatërruar ata. Në këto ndeshje, ne duhet të shfrytëzojmë më shumë shanse”, tha Foden.