×
  • Lajme
  • Insajderi

    ‘Fondi i Dallavereve’- Auditori konfirmon raportimet e Insajderit per milionat e shërimit jashtë vendit

    Insajderi
    29 August 2023 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një mal shkeljesh në Fondin për Sigurime Shëndetësore, apo ‘Fondin e Dallavereve’, përfshirë këtu mos-realizim të pagesave, mos-trajtim të barabartë të pacientëve e mos-barazim financiar të pagesave me spitalet jashtë vendit.

    Në raportin e ZKA-së, të titulluar “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore” për vitin 2019-2022, ‘Fondit të Dallavereve’ i tërhiqet vrejtja për mos-barazim të pagesave me spitale në shuma milionëshe dhe realizim të pagesave pa fatura, shkruan Gazeta Insajderi.

    “…për 102 rastet pa faturë, nuk është bërë barazimi i shumës, pra shuma prej 1,305,626 euro ka mbetur e pa barazuar në spitale të ndryshme dhe Fondi dhe nuk dihet nëse ka ndonjë mjet të pashfrytëzuar. Ndërsa sa i përket pjesës me fatura, kjo vlerë është paguar aq sa edhe janë faturat. Vetëm nga rastet që ishin pjesë e mostrës së auditimit për periudhën 2019-2022 rezulton se mbi 89% e pagesave të realizuara nuk kanë ende fatura edhe përkundër faktit se jemi në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe pagesat në fjalë u takojnë viteve 2019-2022”, thotë raporti i ZKA-së.

    Shqetësuese, sipas ZKA-së, mbeten edhe mos-realizimit të pagesës me kohë nga ‘Fondi i Dallavereve’ të faturave përbrenda periudhës 2019-2022.

    “Ky auditim vë në pah, se praktikat aktuale të pagesave nuk përputhen me afatet e përcaktuara me rregullën financiare e as me Udhëzues. Nga testimi i 315 mostrave kemi vërejtur që në 93 raste ka vonesa në pagesa të faturave të cilave i ‘u ka kaluar afati 30 ditorë për pagesë. Shuma totale e këtyre faturave është 5,9 milion euro dhe vonesat janë nga dy muaj e deri në dy vite. Nga këto 93 mostra, 24 (mbi 1,4 milion euro) prej tyre janë paguar, ndërsa 69 tjera mbesin ende si të papaguara”, thuhet tutje në raport.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për dallaveret që janë bërë në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Alban Pozhegu në ‘Indoks’, i cili u prezantua si sinjalizues i ‘Fondit të Dallavereve’ prezantoi keqpërdorime të mëdha në institucionin që udhëhiqej nga Fatmir Plakiqi.

    Për shërim jashtë institucioneve publike kosovare, Pozhegu pati dhënë edhe shifra se sa janë ato e në cilin shtet kanë përfunduar këto para.

    “Fondin më duket e ka 6-7 milion për me rishikim të buxhetit gjithë shtohet se ka nevojë, por vitin 2020 e kam një raport ku, ka qenë Borxhi dikun afër 20 milionë për spitalet private kryesisht nëpër Turqi. Edhe kjo është bë pa kurrfarë, për çka është një gjë me cekë se vitin 2019 ka kërku, nuk emrin nuk e mbajë mend as nuk e di, herën e parë e kam pa më ka kërku me më ndihmu për me ia kry pagesat e qetyre spitaleve, medical e qeto të Turqisë me i kry pagesat për Fond të Sigurimeve Shëndetësore se jam blloku. Unë i kam thënë s’jam në punë, më kanë largu prej punës por i vetmi njeri që mundet me kry punë është drejtori, Fatmir Plakiqi për rastësi unë pas 1 muaji u ktheva më erdh vendimi prej përmbarimores me u kthy në punë dhe i pyeta kolgët a i është kry pagesa qesaj, po bre tha ju ka kry menihere dmth ka qenë në pyetje 2 milionë e diçka euro, ju kanë kry meniherë”, pati thënë ai.

    Sinjalizuesi e pati akuzuar Plakiqin edhe për afërsi me ZKA-në, e cila më 2023-ën publikoi një mal me kritika ndaj fondit në fjalë.

    “Çka është një gjë që duhet me cek që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore asnjëherë nuk del keq në auditime, as auditim të brendshëm as të jashtëm arsyeja është që Auditori i brendshëm është shoku i ngushtë i drejtorit, Fatmir Plakiqit – Jeton Qorri, është auditor kudo që ka punu Fatmir Plakiqi, Jeton Qorri ka qenë me të edhe është në rrjetet sociale me të gjitha anët dhe shihet me të. Ndërsa auditori i Jashtëm, Valbon Bytyqi  është në pozitë të lartë në auditorin e përgjithshëm dhe është i paguar nga Banka Botërore në Fondin për Sigurime Shëndetësorë ai i menaxhon auditorët e jashtëm kur vijnë edhe e qesin raportin e mirë, por brenda rregullon Jeton Qorri”, pati thënë ndër të tjera ai.

    InDoks | Fondi i Dallavereve – Rrëfimi ekskluziv i sinjalizuesit Alban Pozhegu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark