Tri vite më parë, në kuadër të javës Kundër Korrupsionit, Fatmir Plakiqi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësorë fliste për një një aspekt të veçantë të luftës kundër korrupsionit. Për sinjalizuesit.
Ndonëse i mbronte me kërshëri vetëm më pas Plakiqi do ta largonte nga puna Alban Pozhegun, i cili si sinjalizues ka sinjalizuar disa keqpërdorime brenda Fondit për Sigurime Shëndetësore.
Kush është Alban Pozhegu e çka denoncoi?
“Unë jam Alban Pozhegu kam qenë ish-zyrtar i prokurorimit në Ministrinë e Shëndetësisë për 17 vite, pastaj kam kalu në Fondin për Sigurime Shëndetësore si sinjalizues i kam paraqit disa raste së pari për shkak të një tenderi, një artikullin të cilin e kanë publiku në ëeb faqe të KRPP-së si tender për me u nënshkru kontrata në Ministri, të cilën tender unë nuk e kam pas aprovu apo nënshkru, apo ndonjë vlerësim për shkak se çmimi ka qenë jo normalisht i lartë për atë produkt, për barna po… kështu që pasi e kam vërejtur që është publiku, ka dalë njoftimi për nënshkrim kontrate kam njoftu zyrtarët më të lartë në MSH dhe ju kam shkru një imell, ku i kam njoftu për parregullsitë edhe mënyrë se si është bërë ky njoftim për kontratën pasi që ka qenë jo ligjërisht i publikuar. Si përgjigje ose rezultat i kësaj mua më është ndërpre kontrata e punës me arsyen se nuk kam pasur… nuk kam tregu rezultat”, ka thënë ai për InDoks.
Ai e prezanton veten si sinjalizues i keqpërdorimeve bash në institucionin që për vite e drejton Fatmir Plakiqi.
Në këtë intervistë të gjatë për InDoks, Pozhegu, dikur shef i tenderëve në Fondin për Sigurimet Shëndetësore, ka shpalosur qindra faqe dokumentesh, për siç thotë ai, keqpërdorime nga vet mënyra se si në krye të Fondit erdhi Plakiqi, punësimet, tenderë e deri të dyshimet serioze për keqpërdorime me paratë e shtetit për shërim jashtë vendit.
Krejt këto dokumente, që i ka ndarë edhe me InDoks, thotë që tash e disa vite veçse i ka deponuar edhe në Prokurori. Beson që rastet që ai i denoncoi po bllokohen, pos tjerash edhe për shkak të të kaluarës së Plakiqit, i cili për një kohë ishte punonjës i Policisë së Kosovës.
Në rrëfimin e tij për InDoks, Pozhegu përmend edhe raste kur disa media e intervistuan, por nuk ia transmetuan intervistën, dhe se a përfituan ato diçka për këtë veprim. Ai përmend me emra e raste personat që i denoncoi për keqpërdorime: Ministra, sekretar permanent, zyrtarë prokurimi.
“Për keqpërdorime për këso ka pasur kohë gjatë viteve të punës por me serioze ka qenë në vitin 2017-të për artikullin për barna, ndërsa pas largimit tem e kam bë edhe një kallëzim penal apo sido ta quajm, denoncim në prokurori për të gjeturat që i kam pasur në atëkohë në Fond edhe arsyet e mija. Po një gjë çka është me rendësi të ceket se, ushtruesi i detyrës atëkohë, Fatmir Plakiqi, i cili ma ka ndërpre kontratën e ka vlerësimin e dobët për mua…i cili ka nënshkru urdhëresa për pagesë, zotime etj etj ka qenë në mënyrë jo ligjore i transferum në Fondin për Sigurime Shëndetësore ku është edhe dokumenti i Inspektoratit të punës ku thotë se zyrtarët e shërbimit civil, është e ndaluar sipas ligjit të punës dhe shërbyesit civil të transferohen nga njëri tek tjetri. Ai është transferu në vitin 2017-të dy ditë vetëm si u.d i drejtorit për buxhet në MSH ndërsa pas 2 dite i është dhënë vendimi për u.d i Fondit për Sigurime Shëndetësore në atëkohë ministrit dhe sekretari permanente, ka qenë Uran Ismaili ministër ndërsa sekretar permanent Naim Bardiqi”, tha ai.
Alban Pozhegu, që preferon të thirret sinjalizues i keqpërdorimeve në Fondin për Sigurime Shëndetësore në Kosovë, historinë që e ka treguar në InDoks e nis në vitin 2017. Atje ku thotë që vetë drejtori aktual i Fondit erdhi jashtëligjshëm dhe për disa muaj qëndroi e punoi jashtëligjshëm.
Telashet i kishin nisur me një tender për një ilaç. Për të njëjtin tender, Gjykata e Tenderëve në vitin 2018 kishte vendosur që ta anulonte. E anuloi dhe publikisht e denoncoi se kontrata ishte lidhur në mënyrë të jashtëligjshme.
“Po ky bari, është publikuar disa herë si tender edhe disa herë është anuluar për shkak të çmimit ndërsa kur ka ardhë radha ime, unë e kam anuluar, e kam refezu nënshkrimin me arsyetim se çmimi është jo normalisht i lartë… unë kam dal në treg të lirë dhe kam marrë fatura për me vërtetu që është ai çmim qysh është, çmimi ka qenë prej 50 mijë nëse nuk gabohem tash, se tash çmimet fiks deri në 250 mijë euro ajo sasi në vlerë, më herët. Do të thotë diferenca ka qenë diku afër 150 mijë deri në 170 mijë euro, shikojeni në dokumente mund të vërtetohet”, deklaroi Pozhegu.
Gjatë intervistë, Pozhegu njoftoi se nga kush po ndihmohet drejtori i Fondit.
“Publikimin e njoftimit për dhënie kontrate në atë kohë e ka bë Berat Murmullaku, Berat Murmullaku ka qenë zyrtat i prokurimit edhe pse unë nuk e kam nënshkru dhe e kam dokumentu me paragona që çmimi është i lartë, nuk e kam nënshkru ai e ka shfrtyëzu atë kohën e transferimit tim prej MSH në Fond Për Sigurime Shëndetësore dhe e ka bërë publikimin për dhënie kontrate për atë produkt i cili ka qenë çmimi jo normalisht i lartë, shumë i shtrenjtë disa herë më i shtrenjtë derisa e kam njoftu ai faktikisht e kishte nënshkru kontratën. Berati është hala në punë, kur më kanë largu mua një muaj ka qenë ushtrues detyre si shpërblim ia kanë bë pas 1 muaji e kanë largu… E kanë pru Artan Fejzën, Artan Fejza tash unë nuk e njoh por është një rast shembull, kontrata mbi ligjin e prokurkumit e thotë që e thotë që kontrata për furnizim mbi 125 mijë euro duhet me i nënshtru sekretari dhe ministri, përpos drejtori dhe kompanisë, operatorit ekonomik. Faktikisht Artan Fejza, nënshkruan vec ai edhe operatori ekonomik kur bëjnë pyetje pse u nënshkrua kështu nuk kthen përgjigje, Artan Fejza por kthen përgjigje Berat Marmullaku dhe e arsyeton veprimin e Artan Fejzës dhe thotë se tenderi ka qenë i ndarë në llote dhe e ka nënshkru si kontratë nën 125 mijë euro”.
“Kanë vazhdu u kry ajo punë ka 3-4 vjet dhe kurrkush su marrë me të. Furnizim me produktet e hemodializës nëse nuk gabojë”.
Pozhegu, pas këtij denoncimi për të cilin do ti jepte të drejtë Gjykata e Tenderëve më vonë, thotë që u largua nga puna, për tu kthyer veç me vendim përmbarimor nga Gjykata. Në këtë rrëfim për InDoks tregon se si punën e tij e kreu një zyrtar, i cili sipas tij mbante dy punë brenda shtetit. Dy institucione publike.
“Pasi kthehem në punë, kanë tentu më më kthy në gusht të 2019-ës si jam kthy në punë, në pozitën time detyrën time e ka kry si transfer një zyrtar nga MAP-i. Herën e parë që jam kthy kam qëndru 6 muaj në punë, në atë kohë ai zyrtari i prokurimit të MAP-it ka vazhdu të punojë edhe pse kam qenë unë aty, do të thotë unë kam nejt në punë ai ka vazhdu me bë punën tem, do të thotë dytë jemi pagu por është edhe një gjë e cila, zotëria që nuk e njoh fare por zotëria është paguar si me punë të rregullte por me orar të rregullte a faktikisht është nënshkru pas orari, që dmth ai ka qenë në punë diku tjetër dhe pas orarit me sistemin e ri që është bë tash të prokurimit kërrkush nuk mundet me punu dhe nuk ka zyrtarë të tjerë të cilët në ndonjë komision apo çkado… Unë në 2017 deri në 2019, unë 2017 jam transferu në fond për sigurime për Shëndetësore prej Ministrisë së Shëndetësisë, në atë kohë prej 2017 kur më ka largu deri në 2019, e ka kry këtë detyrë zyrtari nga MAP-i”.
Pozhegu ka treguar në këtë episod të InDoks se çka denoncoi në Prokurori. Çka iu ofroi atyre si prova. Krejt këto dokumente i ka ndarë edhe me InDoks. Në këtë intervistë përmend rast konkret se si personi që dikur nënshkroi tender me Fondin, u ngjit brenda këtij institucioni deri në zyrtar. Zyrtar bash për tenderët.
“Ne e kemi pasur një kontratë për mirëmbajtje e objektit të Fondit për Sigurime Shëndetësore ka qenë një kompani, të cilin kontratën e ka nënshkru Artan Leka, Artan Leka si e ka pasur autorizimin për nënshkrim kontrate Artan Leka, ai e ka nënshkru kontratën për mirëmbajtjen e objektit të FSHS-së tash pas 6-8 muajve ai punësohet në Fond për Sigurime Shëndetësore si shef i logjistikës dhe si shef ai nënshkruan, jep urdhëresa për pagesë, nënshkruan pagesa për kompaninë e vet që e ka nënshkru kontratën, bën specifikime teknike për publikimin e tenderave për mirëmbajtje të objektit e publikojnë njëherë tenderin nuk mundet me ia rregullu firmës të vet e anulojnë, e publikojnë herën e dytë fatmirësisht ia dalin dhe ja japin kompanisë së vet dhe ai vazhdon me atë që me i jap vetes tenderin e me i nënshkru pagesat… ai në ditën kur po folim ai është caktu si shefi i prokurimit në Fondin për Sigurime Shëndetësore, që ka nënshkru kontratë për atë institucion ku punon e pastaj i kryen të gjitha punët për vete i ka kry deri ditën e sotme”.
Kjo intervistë për InDoks, nuk është as e para e tij, ku ai shpalos krejt dokumentet që ka deponuar në Prokurori. Në së paku një rast tjetër ai kishte dhënë kështu intervistë të gjatë. Nuk iu transmetua kurrë. A u shpërblye dikush nga ajo media që nuk e transmetoi?
“Kallëzimi i parë penale është i bërë në fillim të vitit 2018-të, në vitin 2018 është kry edhe hetimi për kallëzim penal ku ka kam dhënë deklaratë e për tjerët nuk e di, është i kryer edhe është i dërguar në prokurori, qe 4 vite lënda bllokohet…aty duhet me pyet prokurorinë edhe duhet me i pyet Fatmir Plakiqin që Fatmir Plakiqi i ka blloku gazetarët, mediat, kjo është hera e 4 që dha intervistë njëherë është dal intervista jem u dal edhe e përgëzojë për gëzimin që e ka pasur gazetari qysh do që është dal e përgëzojë se ka pasur guxim për 2-3 herët tjera ata e dinë, nuk po du me jep emra edhe kam fakte që ksuh e ka nal dhe pse e ka nal. Po ka marrë kapak shpërblime…operacione, kanë marrë shërbime që ju kanë pagu trajtimet jashtë vendit thua ato para janë të Fatmir Plakiqit, skanë qenë, ato para janë të dedikume për pacientë të Kosovës”.
InDoks ka kërkuar nga drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi, ose dikush nga Fondi që te japin intervistë para kamerës. Të njëjti kanë dërguar vetëm një përgjigje me shkrim.
“Fatmir Plakiqi siç e dimë ka punuar në Polici të Kosovës, tek financat në atë kohë kur ka qenë shef prokurorimi, Bashkim Smaka dhe çka po di unë. Si kohë po e marrë pastaj ka punu në disa vende tjera, në AKI ka qenë drejtor i thesarit, ka qenë në vende tjera nuk e di por pastaj u ardhë në Fond për Sigurime Shëndetësore”, thotë Pozhegu.
Edhe pse dyshon që në Polici mund të ketë pengesa hetimi, pasi që vet drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi dikur ka punuar aty, Pozhegu megjithatë nuk është ndalur së denoncuari. Krejt këto kallëzime penale i ka ndarë edhe me InDoks.
“Përafërsisht janë katër. Në ato katër ka shumë dokumente brenda por u përmend si katër herë, por mundem me thënë për afro 20-30 vepra që i ka bë. Ka të bëjë me tendera, me shërime jashtë vendit ka të bëjë me punëtorë brenda, me njerëz që paguhen nga Banka Botërore shkojnë në trajnim paguhen prej Fondit të Sigurimeve Shëndetësore që ai nuk është punëtor i fondit është i bankës, ka raste që është e pashpjegueshme qysh mundet dikush thuaj ti është shtëpija e vet. Unë kam qenë dy herë në kryeprokurori, kam bë kërkesë 2 herë më është kthy që prokurori i rastit ka punë shumë edhe kur ti vije rendi kryhet kjo punë. Kam qenë në takim tek prokurori edhe tek ky prokurori i prokurorisë themelore për krime të rënda edhe kryeprokurori mi ka lyp dokumentet ja kam fotokopjuar ja kam dërgu, nuk kam qe 3 vjet përgjigje prej tij. Me prokurorin kam fol më ka thënë kam shumë punë por besoj që e marrë lëndën se lëndën e trajtojë më shumë nuk mundem me të thënë asgjë”.
Pozhegu ka treguar se ai vendosi që të Sinjalizonte brenda institucionit. Si fillim, por pastaj duke iu vështirësuar puna u detyrua që denoncimet e tij ti dërgonte edhe në Prokurori e Agjencinë kundër Korrupsion. Thotë që drejtuesi i Fondit, Fatmir Plakiqi pastaj iu hakmor bash për denoncimet që i bëri. Si Sinjalizues.
“E tash herën e dytë qysh mu ka hakmarrë ky, unë kam qenë në telefon para zyrës së Fondit duke folur privatisht edhe ai ka qenë në makinë duke prit shoferin e vet dhe në një moment del, dhe më afrohet ai edhe shoferi i tij dhe thotë se më shajte. Unë i thashë isha në telefon për çështje diçka private, se pata me ty se jam në telefon, shoferi i vet mu afru dhe mu has në njëfarë mënyrë unë e ruajta gjakftohtësinë edhe vazhdova çka pata punën tem në telefon, edhe e paraqita si kërcenim në polici. Unë në polici nuk rrejta se thashë që mu kanë has e kërcënu, a të ka thanë diçka, tha jo më më thanë s’më ka thënë – thashë se e kem situatën qeshtu dhe po e paraqiti. Të njëjtin rast që e paraqita në polici e paraqita edhe tek stafi, që me i tregu, por është edhe një gjë unë për parregullsi e keqpërdorimin e kam njoftu edhe Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore”.
“Ata persona janë të përcaktum prej 7 prej ministrive tjera edhe prej Ministrisë së Shëndetësisë, njëri prej tyre është edhe drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, por ironia e kësaj është qysh s’kanë marrë masa kur i kam njoftu edhe për keqpërdorime si për çmimet si për të gjitha,,,por nejse. Kur i kam shkru imell për kërcënim, ata e kanë kthy imellen dhe kanë thënë që Fatmir është përgjegjësi e jotja ti merru me to, Fatmiri shkon hap rast në polici pas 2 dite, pasi e sheh që ska kah ia man dhe ditën e 4 prej asaj, më thërret policia shkova, merr avokat – shkova edhe nisën ata me ato mënyrat e veta, kur i qita dokumentet, letrat i prezantova me data me krejt, mbetën dhe kjo punë që 2 vjet e gjysmë nuk më kanë thirre më se e kanë parë kush çka është. Edhe pas 1 jave më ka thirre në Komision Disiplinor, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për me më largu arsyetimin se e kam shajtë drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore”, u shpreh ai.
Pozhegu tregon që madje as lëndët civile, se lëre më to në Prokurori, nuk po i ecin. Madje as kur edhe kur kryhen proceset për kompensime ndaj tij. Shkak: që guxoi të denonconte keqpërdorime.
“E kam bë dhe për herën e parë që kam kërku me mi kthy pagat pasi jam kthy herën e parë, pas vendimit të gjykatës përmbarimore, ekspertiza e ekspertit financiar në dhjetor të vitit 2021, 7 muaj donë me u bë as nuk na ka thirre as lajmëru, kemi bë kallëzim penal për civile për si sinjalizues që 2 vjet e diçka as nuk ka njoftim as shkresë as kurgjo hiç, është i njoftuar avokati ka bërë shkresa në gjykatë nuk ka asnjë veprim. Nëse unë jam këtu në emision për shkak të sinjalizimit jam largu atëherë ka këtu diçka jo që nuk më donë, por mjerë ai që merret me këto punë”.
Derisa në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës tentojnë ta shpërfillin sinjalizuesin Alban Pozhegu, Ministri aktual i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk e ka përjashtuar futjen e Prokurorisë në punë kur bëhet fjalë për dyshimet që janë ngritur në këtë institucion. Ndryshimin e bordit të tij e sheh të pashmangshëm. Ai ka denoncuar vet se ka parë që afër Fondit ka, siç e quan ai, dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve.
“Nëse ka keqpërdorime me këtë, organet përkatëse do të merren me këtë. Ne jemi në fazën e përgatitjes të të gjitha informatave që po i marrim prej qytetarëve, prej deputetëve dhe me këtë çështje do të merren organet e drejtësisë përkatëse. Bordi i Fondit do të ketë ndryshime serioze dhe të duhura, nëse dikush e ka thyer ligjin. Nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën, atëherë do të ketë pasoja. Për llogarinë time, unë jam tmerruar, kur kam shkuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e në oborr të Fondit janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t’i dërguar jashtë vendit”, paralajmëroi minsitri Latifi.
Derisa Pozhegu përmend krejt ministrat e zyrtarë të tjerë që e dinin për keqpërdorimet që ai denoncoi, ai ka vazhduar në intervistën për InDoks të flas edhe për raste konkrete.
“Kontrata që e përmenda tash është për teknologji informative faktikisht për Fondin… ato që kanë dalë prej atyhi dhe nuk kanë qenë në ngjarje atëherë as unë nuk e kam nënshkru vazhdimin e saj se e kam pa që është kontratë jo e rregullte ndërsa për këtë kontratën teknologji informative, tani që është në Fond për Sigurime Shëndetësorë që është afro gjysmë milioni që 2 vite është e pa përfundume, arsyet janë se së pari kërkesa specifikimi, dosja, kontrata gjithherë bëhen në mënyrë jo të rregullte, edhe kontratë është bërë në mënyrë jo të rregullte. Paramendo kontrata është e formulume me data me çmim me krejt ndërsa e ka tabelë e artikujve. Tabela e artikujve iu është bashkëngjit pas disa ditëve kur e kanë pa sinjalizimin tem, ja kanë bashkëngjit një tabelë me artikuj.
“Po pranimet kryhen, zyrtarët të cilët paguhen prej Bankës Botërore edhe atë e kam bë sinjalizim por kurrkush masa e veprime ska marrë, ata e kanë kry pagesën, u nda për atë, për arsye të sinjalizimit tim tash qysh është situata ku është nuk e di. E di që kontrata si kontratë nuk është e pëfundume dhe ka mbetur e hapur dmth për mbi 2 vjet i ka qekjo kontrata”, shpjegon ai.
Keqpërdorimet në emër të shërimeve jashtë vendit
Kohët e fundit në lidhje me Fondin e Sigurimeve Shëndetësor i cili prej vitesh udhëhiqet nga Fatmir Plakiqi, janë ngritur dyshime që keqpërdorime të mëdha financiare kanë ndodhur me shërbimet për shërim jashtë vendit.
Në vitin 2021 mbi 1100 kosovarë janë dërguar për shërim jashtë vendit. Vlera e shpenzimeve ka shkuar në mbi 10 milionë euro. Vetëm deri në prill të vitit 2022 ishin shpenzuar, po për shërim jashtë vendit mbi 1.7 milionë euro të tjera.
Çka ka gjetur prej dokumenteve sinjalizuesi Pozhegu për dyshimet për keqpërdorime në emër të shërimit jashtë vendit? Dokumentet e njëjta ai i ka ndarë me InDoks, por për shkak që në to ka të dhëna të pacientëve të njëjtat nuk do të shfaqen në publik.
“Shërime jashtë vendit, unë nuk kam qenë zyrtar i cili jam kanë përgjegjës ose kam punu në departamentin ose zyrin për trajtimin jashtë vendit. Mirëpo, më ka ra në dorë por faktikisht kjo ja ka nis 2019-ën kur u ktheva herën e parë, një prind erdh me u anku dhe u anku, në faturë, në faturë tha se është e madhe edhe nuk kam kry unë këtë shërbim për me kanë fatura kaq e madhe, është shumë e vogël fatura për vajzën e saj, se për fëmijë deri 18 vjet fatura paguhet 100% edhe unë qëllova në korridor e dëgjova ata e morën pak si më të mirë, zyrtarët të cilët ishin personat, drejtori Fatmir Plakiqi ai iu kërcënu tha unë jam punonjës në Polici edhe ka më ju bë kallëzim penal, e ka me ju shkru e çka po di unë edhe Fatmiri e thirri në zyre dhe çka ka ndodhë tutje nuk e di”, deklaroi Pozhegu.
“Ai me këtë punë nuk e ka bë të madhe, por dokumentet si dokumente janë dhe më doket që atij fëmijës prej 160 mijëve dikun 310-320 mijë ju ka bë fatura, i ka ardhë. Unë pastaj i kam pa edhe disa modele tjera të vendimeve p.sh nënshkruma që janë dyfishume, të faturave të cilat vijnë dhe rritet numri enorm i pacientëve për trajtim për leukemi. Aty, prej një numri shumë të vogël që unë jam në Ministri të Shëndetësisë prej 2001, numër enorm ka erdhën për menjëherë u rritën numrat, veç për këto që paguhen qind për qind”.
“Këto tregojnë qysh janë çmimet, vendimet janë shembull 160 mijë për një pacientë vendimi bëhet bazë të pro faturës, të cilën e lëshon spitali pasi ti sheh simptomat dhe çka ka me kry tek pacienti se nuk është që tash vendimi po bëhet pa ndonjë bazë”.
“160 mijë ero e fatura është ardhë për 310 mijë e 574 euro shembull. Ka, shembull është vendimi një vendim tjetër për 50 mijë euro tash edhe nashta sdi bash taman taman me i gjetë por vjen fatura 110 mijë euro, këto janë krejt të dyfishume, pastaj është një tjetër 147 mijë euro edhe…
Por është edhe një e fundit që këtu mundet me u pa se tash unë edhe s’po mundem me i gjete p.sh 13 mijë euro është një vendim edhe kur vjen fatura, vjen që veç te gjete këtu vjen 120 mijë euro, dmth prej 13 mijë euro vendimi vjen fatura 120 mijë euro. Këto janë krejt janë qeshtu, asnjë nuk është siç duhet, fund e kry unë për qeto edhe për krejt shkeljet tjera e kam korrespodencën të cilën e kam bë gjatë gjithë kohës e kam njoftu stafin edhe e kam njoftu Bordin e Fondit edhe në miellin e fundit që kurrë s’më ka shkru imell Plakiqi, por unë këto shkrime që i kam bë në miellin e fundit që ma shkruan të vetëm, thotë mos e shqetëso stafin me këto rrena, jo vec faturat se tash ka shumë sene tjera por edhe për këto tjerat e kam njfotu e kam shkru por thotë mos e shqetëso stafin me parregullsi”, potencoi ai gjatë intervistës për InDoks.
Po për shërim jashtë institucioneve publike kosovare, ai jep edhe shifra se sa janë ato e në cilin shtet kanë përfunduar këto para. Ngre dyshime edhe për një spital që Fondi i kishte shumë borxhe, dhe pas një takimi me Drejtorin Fatmir Plakiqi, çuditërisht borxhi u pagua.
“Fondin më duket e ka 6-7 milion për me rishikim të buxhetit gjithë shtohet se ka nevojë, por vitin 2020 e kam një raport ku, ka qenë Borxhi dikun afër 20 milionë për spitalet private kryesisht nëpër Turqi. Edhe kjo është bë pa kurrfarë, për çka është një gjë me cekë se vitin 2019 ka kërku, nuk emrin nuk e mbajë mend as nuk e di, herën e parë e kam pa më ka kërku me më ndihmu për me ia kry pagesat e qetyre spitaleve, medical e qeto të Turqisë me i kry pagesat për Fond të Sigurimeve Shëndetësore se jam blloku. Unë i kam thënë s’jam në punë, më kanë largu prej punës por i vetmi njeri që mundet me kry punë është drejtori, Fatmir Plakiqi për rastësi unë pas 1 muaji u ktheva më erdh vendimi prej përmbarimores me u kthy në punë dhe i pyeta kolgët a i është kry pagesa qesaj, po bre tha ju ka kry menihere dmth ka qenë në pyetje 2 milionë e diçka euro, ju kanë kry meniherë”.
“Ironia më e madhe e kësaj është që në Bord të Fondit për Sigurime Shëndetësore është edhe personi përgjegjës për të drejtat e pacientëve kur ai i ka ditur qeto gjëra që i kam njoftu unë, qeto parregullsi qysh nuk ka vepru. Kurgjo tjetër”, tha Alban Pozhegu
Auditori i Përgjithshëm ka tri vite që publikon raporte për Fondin për Sigurimet Shëndetësore. Në këto raporte në një far forme më shumë lihen fajtore palët që për shërim jashtë institucioneve publike kosovare nuk kanë sjellë faturat, se sa që ngritën dyshime për drejtuesit e Fondit.
“Nga 88 mostrat e testuara në vlerë prej 4.8 milionë eurosh tek rastet e rregullta ose jo urgjente, vetëm 55 pacientë i kishin dorëzuar faturat e trajtimeve, përderisa pjesa tjetër e pacientëve nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit të subvencionuar nga FSSH. Vlera financiare për rastet të cilat nuk i kishin dorëzuar dëshmitë e trajtimit është 446 mijë e 429 euro”, thuhet në raportin e fundit dhe shton Auditori që “Kjo kishte ndodhur për shkak të neglizhencës nga palët përfituese”.
Alban Pozhegu që ka denoncuar raste të shumta në lidhje me këtë institucion, thotë që drejtori aktual i Fondit, Fatmir Plakiqi ka një lidhje me Zyrën Kombëtare të Auditimit.
“Çka është një gjë që duhet me cek që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore asnjëherë nuk del keq në auditime, as auditim të brendshëm as të jashtëm arsyeja është që Auditori i brendshëm është shoku i ngushtë i drejtorit, Fatmir Plakiqit – Jeton Qorri, është auditor kudo që ka punu Fatmir Plakiqi, Jeton Qorri ka qenë me të edhe është në rrjetet sociale me të gjitha anët dhe shihet me të. Ndërsa auditori i Jashtëm, Valbon Bytyqi është në pozitë të lartë në auditorin e përgjithshëm dhe është i paguar nga Banka Botërore në Fondin për Sigurime Shëndetësorë ai i menaxhon auditorët e jashtëm kur vijnë edhe e qesin raportin e mirë, por brenda rregullon Jeton Qorri”, tha ai.
Derisa në Fond, në përgjigjen për InDoks, e shpërfillin e nuk e konsiderojnë as si sinjalizues, i pari i shëndetësisë tash në vend, Rifat Latifi haptazi po e ngre zërin për Fondin. Kur e vizitoi së fundi këtë institucion, ai përdori përshkrimin: Jam tmerruar.
“Nëse dikush e ka keqpërdorur pozitën, atëherë do të ketë pasoja. Për llogarinë time, unë jam tmerruar, kur kam shkuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore e në oborr të Fondit janë dy dyqane që merren me rekrutimin e pacientëve për t’i dërguar jashtë vendit”, tha Rifat Latifi, ministër i Shëndetësisë.
Lexo edhe:
Vlojnë denoncimet për skandale – si u bë që Auditori i Jashtëm ta kursejë Fondin e Sigurimeve
Çmime alarmante, sa po dëmtohet buxheti i shtetit nga fryrja e faturave për shërim jashtë vendit?
Raportoi keqpërdorimin me tender në FSSh – Pozhegu tregon se si u ‘shpërblye’