Revista e njohur amerikane e biznesit, “Forbes” ka bërë një hulumtim mbi investimet kineze në Shqipëri, duke e cilësuar atë si magnet për Kinën.
Në një shkrim të gjatë hulumtues mbi tregun kinez në Shqipëri, gazetari Kenneth Rapoza, “Forbes” shkruan se për të mirë ose për të keq, kompanitë kineze po zëvendësohen nga partnerët tradicional të investitorëve potencial nga Italia dhe Turqia.
“Forbes” shkruan se fuqia ekonomike nr.2 në botë, Kina, përpos që po investon po sjellë edhe personel në Shqipëri.
“Për më tepër, kompanitë në të cilat Kina po investon janë shpeshherë në pronësi të Qeverisë, gjë që mund të shkaktoj habi në Evropë, veçanërisht në Bruksel.
Revista shkruan se disa politikanë kryesor në Shqipëri, janë të shqetësuar me investimet kineze për shkak se ata eksportojnë punën e vet në tregun e huaj. Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, shkruan Forbes, përcjellë Insajderi, pasi ka një shkallë të papunësisë prej 17.1 për qind.
“Kina është një partner i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri, por ne kemi nevojë për të siguruar që po bëjmë marrëveshje të drejtë dhe që gjeneron rritje ekonomike e krijon më shumë vende pune për shqiptarët”, citohet të ketë thënë Meta, për “Forbes”, raporton Insajderi.
“Forbes” përmend disa prej investimeve më të mëdha kineze në Shqipëri, sikurse porti i Durrësit, Aeroporti dhe investime të tjera./Insajderi.com