×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Forca e Vushtrrisë e fortë për suedezët

    Insajderi
    20 June 2022 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    FC Forca e Vushtrrisë kanë triumfuar në turneun Solvesborg Cup 2022 në Suedi në grupmoshat U13.

    Skuadra kosovare përveç futbollit të bukur ka realizuar 26 gola në këtë turne.

    Në fund të turneut, U13 e Forcës së Vushtrrisë u nderuan me trofeun dhe medaljet.

    Gazetari i njohur Milaim Krasniqi ka dhënë detaje rreth këtij turneu të cilin po e ndjek nga afër.

    “Në përmbyllje të turneut Sölvesborg Cup 2022 ,në Suedi ku morën pjesë 80 ekipe (79 suedeze ),FC Forca e Vushtrrisë-U13 shkëlqyen duke dhuruar spektakël futbolli dhe duke u shpall kampion në këtë kategori.Përveq lojës shumë të bukur në të gjitha ndeshjet pa asnjë humbje këta fëmijë shënuan hiq më pak se 26 gola.Krejt në fund me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit ,që mbetën të mahnitur dhe me himnin e Republikës së Kosovës,FC Kosova u nderua me kupën fituese si dhe medalje. Grupmosha U15 kësaj radhe në një konkurrencë të jashtëzakonshme u desh të knaqen me vendin e 3-të”, shkroi Krasniqi në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark