×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ford nuk do të prodhojë më vetura në Indi, 4 mijë persona mbeten pa punë

    Insajderi
    10 September 2021 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania amerikane, Ford, do të ndalojë prodhimin e veturave në Indi dhe do të mbyllë të dyja fabrikat që ka në këtë shtet.

    Sipas Ruters, Ford në një deklaratë për mediat tha se kishte akumuluar humbje operative prej më shumë se 2 miliardë dollarësh në 10 vjet në Indi dhe kërkesa për automjetet e saj të reja kishte qenë e dobët, përcjellë Ora News.

    “Përkundër përpjekjeve (tona), ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë një rrugë të qëndrueshme drejt përfitimit afatgjatë,” tha në deklaratë kreu i Ford India, Anurag Mehrotra.

    Po ashtu  Ford do të mbyllë të dyja fabrikat që ka në këtë shtet.

    Ford ka thënë se do të mbyllë fabrikat në rajonet Gujarat dhe Tamil Nadu në çerekun e dytë të vitit 2022, mirëpo do të vazhdojë të krijojë motorë veturash për eksport.

    Kjo kompani ka prodhuar vetura në Indi për 25 vjet, mirëpo ka pasur vështirësi në konkurrencë.

    Prodhuesi amerikan i automjeteve do të vazhdojë të shesë disa nga makinat e tij në Indi përmes importeve dhe gjithashtu do të ofrojë mbështetje për tregtarët për t’i shërbyer klientëve ekzistues.

    Rreth 4,000 punonjës do mbeten pa punë nga vendimi i tij

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark