Insajderi
Biznes

Ford pushon nga puna edhe 1.400 punonjës, më 2019 ka pushuar 7.000

Insajderi
03 September 2020 - 06:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ford pushon nga puna edhe 1.400 punonjës, më 2019 ka pushuar 7.000
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkarkimet do të kryhen në bazë të largimeve vullnetare, së bashku me pagën e ndërprerjes, e cila gjithashtu do t’u ofrohet punonjësve që plotësojnë kushtet për pension, deklaroi prodhuesi amerikan i makinave në një e-mail dërguar punonjësve, raporton Reuters.

Kompania, me qendër në Dearborn, Michigan, njoftoi më parë se pret një humbje këtë vit për shkak të ndikimit të pandemisë së virusit korona.

Ai vlerëson se fitimi i tij para taksave do të jetë midis 500 milionë dollarë dhe 1.5 miliardë dollarë në tremujorin e tretë dhe pret një humbje në tremujorin e katërt, kur do të lansojë disa modele të reja automjetesh.

Vitin e kaluar, Ford shkurtoi 7.000 vende pune me paga fikse (paga e plotë, pavarësisht nga orët e punës) në të gjithë botën, duke synuar gjithashtu 12.000 pushime shtesë nga puna dhe mbylljen e impianteve në Evropë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark