×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Forenzika del në vendin e ngjarjes ku u protestua, fillon mbledhja e provave

    Insajderi
    29 November 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipi i Forenzikës ka dalë në vendin e ngjarjes ku është mbajtur protesta e së mërkurës.

    Ata janë parë duke mbledhur prova, ndër to edhe një gazlotsjellës në protestën që eskaloi në dhunë kundër kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia e Kosovës ka sulmuar me mjete të forta gazetarët që po mbulonin ngjarjen e protestës.

    Pleurat Salihu, gazetar i Arbresh.info, është alivanosur si pasojë e sulmit të policisë.

    Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj dhe anëtarin tjetër të kësaj partie, Nol Nushin. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark