×
  • Sport
  • Sport

    Formacion sulmues i Shqipërisë – Kjo është 11-shja që ka përzgjedhur Sylvinho për ndeshjen kundër Moldavisë

    Insajderi
    17 June 2023 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria do të presë Moldavinë në “Air Albania” mbrëmjen e sotme në orën 20:45 për të zhvilluar ndeshjen e dytë të grupeve në fazën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë futen në fushe vetëm për fitore dhe asgjë tjetër.

    Diferenca në letër mes ekipeve i vë nën “presion” edhe për një performancë solide dhe një fitore bindëse por kjo u mbetet lojtarëve në fushën e lojës. Braziliani ka përzgjedhur 11 luanët e tij që do ta nisin nga minuta e parë këtë sfidë.

    Shuhen dilemat në portë me Strakoshën që fiton balotazhin me Berishën ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga katërshja Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj. Në mesfushë është Bare, Ramadani dhe Bajrami ndërsa tredhëmbëshi i sulmit mbetet i njëjti me Asanin, Cikalleshin dhe Uzunin.

    Plot 4 lojtarë me tipare ofensive që tregojnë qartë se kuqezinjtë kërkojnë më shumë se thjeshtë fitoren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark