Hungaria dhe Portugalia nisin sot aventurën në EURO 2020 me takimin e grupit F që zhvillohet me fillim nga ora 18:00, raporton Insporti.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Puskas Arena’ në Budapest, i cili është stadiumi i vetëm që do të ketë kapacitet të plotë të shikuesëve këtë edicion.
Portugalia nis takimin pa mbrojtësin e Manchester Cityt, Joao Cancelo i cili u diagnostikua me Covid 19.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo e nis takimin nga minuta e parë.