×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Formacionet zyrtare: Juventus-Villarreal

    Insajderi
    16 March 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja kthyese e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Villarrealit.

    Sfida e parë e zhvilluar në Estadio de la Ceramica përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që gjithçka do të vendoset në Torino.

    Zonja e Vjetër e ka përparësinë e mbështetjes së tifozëve, porse gjithçka është e hapur kur kihet parasysh se tashmë nuk ekziston rregulli për golin si mysafir.

    Strategët Massimiliano Allegri dhe Unai Emery i kanë bërë gati taktikat e tyre për këtë përballje.

    Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Rugani, De Sciglio; Cuadrado, Arthur, Locatelli, Rabiot; Vlahovic, Morata.

    Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Aurier, Albiol, Pau Torres, Capoue; Estupiñan, Parejo, Yeremy Pino, Manu Trigueros; Lo Celso, Danjuma.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark