Napoli është nikoqir i Barcelonës në stadiumin Diego Armando Maradona, ku zhvillohet ndeshja kthyese e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Takimi i parë ndërmjet këtyre skuadrave që u zhvillua në Camp Nou përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
Do të shohim një tjetër përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Luciano Spalletti dhe Xavi Hernandez.
Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mário Rui; Demme, Fabián Ruiz; Elmas, Zielinski, Insigne; Osimhen
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Piqué, Araujo, Jordi Alba; Pedri, Busquets, Frenkie De Jong; Adama Traoré, Aubameyang, Ferrán Torres.
Kujtojmë që në këtë fazë janë përfshirë skuadrat që kanë përfunduar në vendin e dytë në grup në Ligën e Evropës (Napoli) dhe që kanë përfunduar në vend të tretë në Ligën e Kampionëve (Barcelona), ndërsa fituesi do të vazhdojë në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.