Skocia dhe Republika e Çekisë do të hapin ditën e katër të Kampionatit Evropian, raporton Insporti.com.
Këto dy kombëtare do të përballen me fillim të orës 15:00 për ta zhvilluar ndeshjen e vlefshme të grupit D.
Ndeshja zhvillohet në stadiumim “Hampden Park të Skocisë.
Tashmë, të dy përzgjedhësit kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Për Skocinë nga minuta e parë do të jenë dy yjet, Andreë Robertson dhe Scott McTominay, ndërsa mbrojtësi i majt Kieran Tierney mungon për shkak të lëndimit.
Në anën tjetër, çekët kanë vendosur formacionin më të fortë të mundshëm.
Nga minuta e parë do të jetë sulmuesi Patrick Schick, po ashtu mesfushori Tomas Soucek.
Ndeshja e parë e grupit D, është zhvilluar të dielën (dje) ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë të cilën e fituan “Tre Luanët” me rezultat minimal 1:0.