×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni i mundshëm i Përfaqësueses së Kosovës për takimin kundër Izraelit

    Insajderi
    25 March 2023 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova fillon sot (25 mars) rrugëtimin për në Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2024 në Gjermani.

    Dardanët janë mysafir të Izraelit për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në Tel Aviv në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Një grup i lehtë në letër, një grup që mbanë gjallë shpresat tona që të shkruajmë historinë – që të kualifikohemi për herë të parë në garën më të madhe për përfaqësuese në kontinentin e vjetër.

    Kosova është në Grupin I me përfaqësuese si, Izraeli (që sot përballet), Zvicrën, Andorrën, Rumaninë dhe Bjellorusinë.

    Alain Giresse ka thënë në konferencat e mëparshme se lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe pret shumë nga ta që nga ndeshja e parë e deri në atë të fundit.

    Synimi i Dardanëve është i qartë, dhënia e atomit të fundit për t’u kualifikuar në kompeticionin që zhvillohet në Gjermani në vitin e ardhshëm.

    Por, kujt mund t’i jap shansin selektori i Kosovës të startojë sonte ndaj Izraelit?

    Telegrafi hedh një shikim nga ajo se si mund të rreshtohen Dardanët dhe kush mund të luajë nga fillimi:

    Në portë pritet të jetë i përhershmi Arijanet Muric, që po shkëlqen te Brunley dhe është në formën më të mirë jetësore.

    Para tij pritet të vendosen Amir Rrahmani dhe Ibrahim Dresevic në qendër, ndërsa nga krahët janë Mërgim Vojvoda dhe Leart Paqarada.

    Si mesfushorë defanzivë mund të përcaktohen dyshja Florent Muslija dhe Betim Fazliji, ndërsa para tyre në ofanzivë pritet të jetë Valon Berisha.

    Në krahët e sulmit mund të vendosen Milot Rashica dhe Edon Zhegrova, duke ndihmuar kështu Vedat Muriqin në sulm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark