Përdoruesit shpërthyen në kritika ndaj Fortnite për të ashtuquajturin rregullim.
Përditësimi v7.40 i cili doli live në Fortnite më 14 Shkurt duhej të rregullonte një problem i cili nëse shfrytëzohej e bënte shënjestrën shumë më të fuqishme.
Megjithatë komuniteti online i lojërave tha se “rregullimi” i bërë në fakt kishte ndryshuar edhe ndjesinë që të jepte loja me armët.
Koordinatori i komunitetit Sean Hamilton menjëherë vuri re ankesa në Reddit dhe tha se kompania kishte nisur punën për të adresuar problemin e ri tashmë.
Përditësimi i radhës që do të vijë do të rregullojë ndjesinë e shënjestrës. Ai kërkoi familje për këtë gabim.
Epic Games ka anuluar përditësimin dhe po kërkon zgjidhje tjetër. /PCWorld