“Ajo ka ecur vet përpara më pas. Është dashur shumë punë për t’u bërë ajo që është bërë sot”, thotë Stane Jerkov, fotograf nga Lubjana.
Sllovenët, politikisht tregojnë më shumë lëvizjet në bursa pas fitores së Trumpit. Por, një gjë e kanë të sigurtë: në Shtëpinë e Bardhë kanë njeriun e tyre.
Jerkov ka gjetur në shtëpi mbi 50 fotografi të Melanias së re. Ajo nuk donte të bëhej modele, por i interesonte shkolla. Pas dy fotografimeve është takuar disa herë më vonë. Dëshira e tij është ta fotografojë edhe njëherë, pas kaq shumë vitesh, si pensionist.
“Besoj se do të jetë një Zonjë e Parë e mirë. Edhe atëherë ka qenë disi pa energji, por ka pasur diçka që tërheq dhe besoj se do të mësojë shumë shpejt. Ajo është edhe tani e bukur”, tha fotografi Stane Jerkov.
Melania ka ikur për në Nju Jork pasi kishte studiuar dizajn dhe arkitekturë, por me një karrierë të bujshme modelimi. Edhe familja e saj sllovene jeton po ashtu në SHBA. U përmend shpesh si emigrante, pasi Trump foli kundër të huajve.
Një gjë është e sigurtë, fakti që tashmë ajo nuk është më e panjohur por Zonja e Parë në Amerikë. Fotografi Jerkov beson se tashmë, asgjë nuk ndodh pa një qëllim. Por, rrallë dy herë: nga shkallët e Lubjanës deri te Shtëpia e Bardhë./TCH