Një nënë australiane ka lindur në janar të këtij viti pesënjakët e saj, me të cilët ka bërë disa fotografi të shkëlqyeshme.
Banorja e Perthit, Kim Tucci, 26-vjeçare, i kanë nevojitur vetëm dy minuta për t’i lindur katër vajzat dhe një djalë, që të pestit me lindje natyrale
Një skuadër rreth 50 mjekë kanë qenë të gatshëm t’i ndihmojnë asaj me prerje cezariane, por që fatmirësisht të gjithë foshnjët kanë lindur pa asnjë komplikim, njofton BBC.
Gjasat që të lindësh pesënjak me lindje natyrale janë një në 55 milion.
Tregimi i zonjës Tucci ka bërë bujë nga faqja e saj e Facebook-ut, ku aty edhe i ka shënuar detajet e tjera rreth shtatëzanisë dhe lindjes
Fotografja Erin Elizabeth, ka ndihmuar që t’i dokumentoj këto në një séance fotografike./Insajderi.com