×
  • Sport
  • Sport

    Fotografia e famshme e përfolur në parking: Ja se si i është përgjigjur Zlatan Ibrahimoviç pyetjes nëse ishte homoseksual…

    Insajderi
    02 March 2023 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zlatan Ibrahimović dhe Gerard Pique janë fotografuar në një parking, ku më pas nuk kanë munguar edhe hamendësimet. Të dy kanë qëndruar afër njëri-tjetrit dhe me atë rast, Pique ka mbajtur dorën e Zlatanit dhe i ka përkëdhelur fytyrën…

    Kaq ka mjaftuar që të përhapën thashethemet, se ekzistonte mundësia që Pique të ishte homoseksual, edhe pse sapo kishte filluar të takohej me Shakirën, me të cilën u ndanë 12 vjet më vonë, pra vitin e kaluar.

    Pas kësaj, Ibrahimović është përballur edhe me një situatë të pakëndshme me një gazetar, i cili e ka pyetur Zlatanin, nëse është homoseksual.

    “Ejani në shtëpinë time dhe do të shihni nëse jam homoseksual. Nëse është e nevojshme, do të vij unë te ju. Dhe mos harroni sillni edhe motrën tuaj”,- ishin fjalët e Zlatanit.

    Fotografia e famshme e përfolur në parking: Ja se si i është

    Pique u justifikua, se në fakt, ishte urimi për Zlatanit nga Pique për librin autobiografik dhe se fotografët kapën momentin e “butësisë”.

    “Unë jam një person shumë i dashur dhe fotografi na kapi në momentin kur unë po i mbaja dorën e Zlatanit. Fotografi ishte dikush nga brenda stërvitjejes, ai nuk mund të ishte dikush që punonte për tabloidet…”, shpjegoi Pique.

    Kur fotoja u bë e famshme, iu desh të reagonte edhe Shakiras, e cila nuk mund ta besonte që një përshëndetje shoqërore kishte bërë kaq bujë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark