×
Show

Fotografia në Instagram që çoi në krijimin e një marke të njohur

Insajderi
06 July 2016 - 20:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një çift i dashuruar filloi të bënte foto të veçanta përgjatë udhëtimeve të tyre nëpër botë dhe papritur projekti fitoi miliona adhurues dhe tërhoqi vëmendjen e firmave reklamuese

Murad Osmann-i nuk e kishte idenë se do të ishte nismëtari i një serie virtuale fotosh kur shkrepi një fotografi të thjeshtë të së dashurës së tij të atëhershme, Natali dhe e ngarkoi atë në Instagram, ndërsa ishin me pushime në vitin 2011. Çifti po kalonte disa ditë ekstra në Barcelonë pas një vizite pune, kur Murad-i bëri foton e thjeshtë të saj teksa hynte në një derë të pikturuar me grafiti dhe me krahun e vet të shtrirë kapur për dore me të.

“Ajo ma kapi dorën dhe më tërhoqi përpara”, tregon Osmann-i për Adëeek. “Bëra një foto dhe më pas e publikova atë – kështu filloi e gjitha kjo”.

Fotoja nxiti projektin #Folloëmeto (Më ndiq në) në Instagram, ku Murad-i fikson foto të ngjashme në stil në vende ekzotike dhe të jashtëzakonshme, me atë që është tani gruaja e tij. Pesë vite pas publikimit të fotos së parë, Murad-i ka 4.3 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa llogaria e Natali Osmann-it ka 1 milion të tjerë. Dhe përdoruesit e frymëzuar nga projekti kanë ngarkuar më shumë se 337,000 foto në Instagram me hashtagun #Folloëmeto.

Osmann-i ia jep meritën zhvillimit të shpejtë të Instagram-it për suksesin e projektit të tij, por më vonë ai kuptoi një mundësi për ta kthyer projektin e tij të pasionit për turizmin në një biznes legjitim të udhëtimit.

“Kur projekti ynë fitoi gjithë këtë popullaritet, audienca për Instagram-in thjesht lulëzoi”, tha ai. “Njëkohësisht, mund të thuash të njëjtën gjë rreth blogut. Pesë vite më parë, blogerët dhe e gjithë kjo industri ishin krejt ndryshe, askush nuk po krijonte biznese rreth tyre”.

Nxitur nga shifra të tilla, çifti e ktheu llogarinë në një markë të mirëbesimit. Ata po punojnë me reklamues elitarë për të krijuar reklama tërheqëse dhe po lançojnë një platformë për të bashkëpunuar me blogerë të tjerë.

Projekti #Folloëmeto gjithashtu u përfshi në televizor dhe në marrëveshje librash. Çifti mban një program 20-minutësh të udhëtimit në Rusi, ndërsa i çon shikuesit në prapaskenat e fotove të tyre online. Ndërsa Osmann-i ende qëndron pas kamerës së programit televiziv, ka një skuadër produksioni dhe një dron që e ndjek çiftin në udhëtimet e veta.

Vitin e shkuar, Natali dhe Murad punuan për një libër me fotot e tyre më të mira.

“Po përpiqemi të ndërtojmë shumë projekte që të mos jetë vetëm rreth fotove”, shpjegon Murad.

Mijëra fansa kanë imituar fotot e çiftit në platformat sociale dhe media ka treguar interes të fortë në projekt. Një artikull i Daily Mail në 2013 shkroi se shumë ndjekës dhe shumë media e vazhduan trendin më pas, thotë Murad.

Pavrësisht jetës prej personazhesh të njohur në internet, të dy kanë punë me të cilat mbahen. Murad-i studioi inxhinieri civile në Londër përpara se të interesohej në fotografi. Ai është tani pronar dhe prodhues ekzekutiv i “Hype Productions”, një studio prodhimi me bazë në Moskë që punoi për video reklamuese të cilat fituan çmimin si më të mirat e marketingut në 2015 dhe 2016, ndërsa Natali është një gazetare.

Pjesë e ndërtimit të markës #Folloëmeto është edhe sipërmarrja me projekte reklamuese.

Murad-i dhe Natali-ja u bënë fytyrat zyrtare të Koncepteve Ndërkombëtare të Macy’s këtë vit, duke zëvendësuar zëdhënësen e mëparshme dhe modelen e modës Heidi Klum. Përveç fotografive në Instagram në Meksikë dhe Marok, fotot e çiftit janë shfaqur edhe në shtypin e shkruar, në reklama të mëdha dhe brenda dyqaneve.

Ndryshe nga reklamat e zakonshme ku kompanitë i japin modelëve produktet e tyre, Macy’s u përshtat me stilin e fotove të çiftit dhe reklama i paraqet ata në një dyqan, ndërsa Natali bën blerje dhe Murad-i i mban dorën, shkruan gazeta-shqip.

Ky lloj pajtimi financiar ka shumë probleme për nga kontrolli kreativ dhe vizion afatgjatë.

“Ka shumë mënyra se si mund të shkojnë gjërat keq, ndaj aktualisht po përpiqemi të krijojmë një sistem, – tha ai. – Nuk duam të bëjmë shumë projekte reklamash. Duam të bëjmë disa, por cilësore”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark