×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Fotografitë nga kampi i vetëm nazist i grave në Gjermani

    Insajderi
    19 May 2016 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërtimi i kampit filloi në nëntor të vitit 1938 me urdhër të liderit të SS-it, Heinrich Himmler dhe ishte e pazakontë në qëllimin e tij që të mbante brenda kampit të burgosura që ishin femra.

    Objekti u hap në maj të vitit 1939 dhe iu nënshtrua një zgjerimi të madh pas pushtimit të Polonisë. Midis viteve 1939 dhe 1945, rreth 130,000 deri 132,000 të burgosuar femra kaluan përmes sistemit të kampit Ravensbruk; rreth 40,000 ishin polake dhe 26.000 ishin me origjinë hebrenje nga të gjitha vendet, duke përfshirë Gjermaninë, 18.800 femra.

    Sipas enciklopedisë “Britannica”, diku rreth 50.000 prej tyre vdiqën nga sëmundjet, uria, puna jashtë orarit dhe dëshpërimi; rreth 2,000 të tjera u vranë nga gazi. Vetëm 15.000 prej tyre i mbijetuan deri në fund këtij kampi.

    Sipas Britannica, më 29-30 prill të vitit 1945, një numër prej 3,500 grave të dënuara, ishin ende gjallë në kampin kryesor. /Insajderi.com

    2 3 4 5 1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark