×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Fotot e para të iOS 13 zbulojnë surpriza për besnikët e Apple

    Insajderi
    28 May 2019 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas spekulimeve iOS 13 do të përfshijë aplikacionin e ri Health, aplikacionin e përditësuar Maps e madje edhe një opsion për përdorimin e iPad si një ekran dytësor në Mac.

    Kanë ngelur vetëm pak ditë nga Konferenca Botërore e Zhvilluesve (WWDC) që organizohet çdo vit nga Apple dhe tashmë kemi fotot e para të sistemit operativ të ardhshme për pajisjet mobile.

    9to5Mac ka përvetësuar disa fotot të iOS 13 të cilat tregojnë “dark mode” të cilin spekulohet se Apple do ta përfshijë.

    Sipas fotove të paraqitura, “Dark Mode” funksionon edhe me ndërfaqen e aplikacioneve dhe opsioni do të aktivizohet me një buton të thjeshtë nga Qendra e Kontrollit ose nga Cilësimet e iOS.

    Aplikacioni Reminders në iOS 13 është ridizajnuar. Tashmë përmban seksione të ndara kategoritë “Today”, “Scheduled”, “Flagged” dhe pjesën tjetër të përmbajtjeve. Gjithashtu me aplikacionin e ri mund të kërkohen përkujtuesit ekzistues.

    Një tjetër detaj nga Apple është kombinimi i funksioneve “Find my Friends” me “Find my iPhone” në një aplikacion të vetëm “Find My” i cili do të zbulohet në WWDC.

    Sipas spekulimeve iOS 13 do të përfshijë aplikacionin e ri Health, aplikacionin e përditësuar Maps e madje edhe një opsion për përdorimin e iPad si një ekran dytësor në Mac.

    Ndryshimi më i madh vizual i iOS 13 mbetet “Dark Mode” dhe vjen pak muaj pasi zhvilluesit janë përpjekur ta implementojnë në aplikacionet e tyre respektive. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark