×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Fototeka”, një muze virtual shqiptar

    Insajderi
    16 May 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njohës të së kaluarës, pasionantë të fotografisë dhe koleksionistë tash kanë mundësi që t’i shohin fotografi të ndryshme të së kaluarës në një faqe të vetme internet, që quhet “Fototeka”, e cila është duke u shndërruar në një muze virtual shqiptar. “Fototeka”, përpos sajtit të saj, ka edhe një faqe në rrjetin social facebook.

    Si muze virtual e kishte cilësuar edhe vetë Elva Margariti, ministre kulture në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

    “Mbi 7000 imazhe, ndarë në 7 periudha historike, shkrepur nga dhjetëra fotografë, kryesisht të juglindjes së Shqipërisë, shpalosin më shumë se një shekull histori. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, me kontributin e koleksionistëve privatë, Fondacioni “Art & Histori” hap një dritare ku mund të zbuloni imazhe që nuk i keni ndeshur kurrë më parë!’ – kishte thënë Margariti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark