Posedimi i topit ishte në anën e Gjermanisë, por rezultati i takoi Francës. Kjo ishte pasqyra finale e ndeshjes ndërmjet Francës dhe Gjermanisë e zhvilluar të martën në stadiumin “Alianz Arena”.
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë të takimit kur në minutën e 20’ Mat Hummels shënoi gol në portën e tij që edhe ia siguroi tri pikët e para Francës në Euro 2020.
Gjermania u tregua skuadër më e mirë në posedimin e topit, por francezët krijuan me shumë raste shënimi, madje kishin edhe dy gola të anuluar për pozitë jashtë loje (Mbappe dhe Benzema).
Pas ndeshjeve të para, në Grupin F renditja duke si më poshtë:
Portugalia 3 pikë
Franca 3
Gjermania 0 dhe
Hungaria 0.