×
  • Lajme
  • Lajme

    Franca kushtëzoi çështjen e liberalizimit të vizave, reagon Balje: Hajde kushte të reja, hajde

    Insajderi
    13 October 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak më parë u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

    Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

    Lidhur me këtë ka reaguar kryetarja e SDU-së, Duda Balje, e cila është shprehur pesimiste për liberalizimin e vizave, duke potencuar se çdo herë po ka kushte të reja për të plotësuar.

    “Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”– shkroi Balje.

    Ndryshe, ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark