Insajderi
Biznes

Franca ndan 8 miliardë euro për prodhimin e veturave

Insajderi
27 May 2020 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjetet duhet të shfrytëzohen edhe për modernizim e këtij sektori në Francë, në mënyrë që shteti të bëhet lider në prodhimtarinë e automobilave elektrik.

Macron tha se qëllimi i asaj ndihme është Franca të bëhet vendi i parë evropian në prodhimtarinë e “automobilave të pastër” në pesë vitet e ardhshme, me më shumë se një milion automobila elektrik dhe hibrid në vit.

Për ta nxitur blerjen e automobilave që ra gjatë pandemisë,  Macron mbrëmë paralajmëroi rritje të “subvencioneve ekologjike” për furnizim të automjeteve elektrik me 7.000 euro për qytetarët dhe 5.000 euro për kompanitë, si dhe subvencion prej 2.000 euro për automjetet hibride. Janë planifikuar edhe subvencione për shitje të automjeteve sipas sistemit “të vjetër për një të re”.

Macron tha se plani francezo-gjerman për subvencione prej 500 miliard eurove, i prezantuar nga Angela Merkel javën e kaluar është “destinuar për mbështetje të sektoreve më të rrezikuara”.

Macron tha se ka biseduar me drejtorin e përgjithshëm të “Reno”-s, Jean-Dominique Senard, ndërsa pastaj edhe me rreth tridhjetë drejtorë të sektorit automobilistik për masat që duhet të ndërmerren që të nxirret industria automobilistike nga vështirësitë me 400.000 të punësuar dhe 500.000 njerëz të lidhur me aktivitete për prodhimtari të automobilave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark