Komisioni Evropian gjithashtu ka nisur studime për të parë sesi mund të rregullohet tregjet e kriptomonedhave edhe pse nuk pritet një ligj të paktën deri në fundin e 2019-ës.
Franca do të kërkojë Bashkimi Evropian të adoptojë një bazë ligjore për rregullimin e kriptomonedhave të ngjashme me atë që aplikoi javën e kaluar në nivel kombëtare duke u bërë vendi i parë që e bën diçka të tillë.
Javën e kaluar parlamenti Francez aprovoi një ligj financiar i cili përmban rregulla për kriptomonedhat dhe firmat që i hedhin në qarkullim dhe tregtuesit e tyre në Francë.
Kështu vendi sigurohet që të ketë edhe përfitim prej tyre në formën e taksave. I pari në llojin e tij, ligji do të lejojë firmat që hedhin në qarkullim kriptomonedha të reja ose tregtojnë ato ekzistuese të aplikojnë për një certifikatë.
Objektivi është themelimi i një tregu për kompanitë Parisiene të cilat kërkojnë kapital ose financim në këtë mënyrë.
Në tregjet e parregulluara, ku nuk aplikohen rregulla, investitorët janë plotësisht të pambrojtur nëse gjërat nuk shkojnë mirë.
Me rregulloren e re Franceze autoritetet tashmë e dinë se kush fshihet pas monedhave të reja ose pas një platforme tregtimi. Firma duhet ti nënshtrohet këtyre rregullave nëse duan të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Francë dhe të certifikohen.