×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Franco Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e marsit – rikthehet Zhegrova, ftohen pesë yje nga Superliga e Kosovës

    Insajderi
    15 March 2024 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë, më 22 mars dhe kundër Hungarisë, më 26 mars.

    Në listën e Fodës janë përfshirë 24 futbollistë, por edhe Lindon Emërllahu (FC Ballkani), pas angazhimit me ekipin U-21 në ndeshjen kundër Gjermanisë, nga data 23 mars do t’i bashkohet ekipit A për ndeshjen e dytë kundër Hungarisë.

    Këto dy miqësore janë sfidat e para të Përfaqësueses së Kosovës nën drejtimin e trajnerit gjerman, bashkë me stafin e tij.

    Emrat e rinj të ftuar nga Foda janë Drilon Hazrollaj dhe Ilir Avdyli, ndërsa vërehet edhe rikthimi i Edon Zhegrovës.

    Në listë janë edhe senatorët si Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Valon Berisha, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

    Nga Superliga e Kosovës, përveç Hazrollajt dhe Avdylit, në listë janë edhe Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqi, duke çuar në pesë numrin e të ftuarve.

    Dardanët do të grumbullohen të hënën (më 18 mars) në hotel ‘Emerald’, teksa stërvitjen e parë do ta zhvillojnë në të njëjtën ditë në orën 16:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

    Lista rezervë:Mustafë Abdullahu, Kreshnik Hajrizi, Lirim Kastrati, Qendrim Zyba, Altin Zeqiri, Emir Sahiti, Shkëlqim Vladi, Muhamet Hyseni. /Telegrafi/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark