Emocione dhe gola në “tokën e shqiponjave”, por në fund nuk pati fitues. Frankfurt dhe Dortmund ndajnë pikët në Deutsche Bank Park (Frankfurt), në një sfidë që përfundoi 3-3. Në një takim nën pushtetin e shiut, loja u luajt mjaft e shpejtë, sa në njërin krah, në tjetrin.
Brenda 25 minutash, vendasit realizuan dy herë me Omar Marmoush, duke të dhënë përshtypjen se gjithçka do jetë e lehtë. Nuk ndodh kështu, pasi verdhezinjtë futen në lojë në fundin e fraksionit me Sabitzer, ndërsa vendosin ekuilibrat në fillimin e pjesës së dytë me Moukoko. Spektakli i golave nuk kishte përfunduar, Frankfurt kaloi përsëri në epërsi me Chaibin.
Djemtë e Terziç dërguan shifrat në 3-3 në minutën e 83-të. Veprim i bukur dhe asist i Adeyemit për Julian Brandt, me 27-vjeçarin gjerman që “tund rrjetën” me një gol si në Play Station. 5 minutat shtesë nuk prodhuan asgjë, me skuadrat që u pajtuan me rezultatin. Verdhezinjtë e Dortmund renditen në vendin e katërt me 21 pikë. Frankfurt është në vendin e shtatë me 14 pikë.