Frashër Krasniqi paralajmëron prokurorin, do të përfundoni prapa grilave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Frashër Krasniqi paralajmëron prokurorin, do të përfundoni prapa grilave

    Insajderi
    28 February 2017 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, e ka “kërcënuar” prokurorin e rastit Abdurrahim Islami, se do të përfundojë prapa grilave për shkak të aktakuzës politike ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes, për rastin e sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit.

    “Sot nuk jemi duke u gjykuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Në të gjithë dokumentin është dëshmuar kjo. Në një vend ku më shkatërru ekonominë nuk është faj, normalisht që fajtorë janë ata që dëshirojnë zhvillim ekonomik. Ne do të jemi fajtorë aq sa përballë e kemi një prokuror si ky, misioni i të cilit është me mbrojtë misionin politik”, ka thënë Krasniqi, në fjalën e tij.

    “Do të përfundoni prapa grillave për këtë që po e bëni”, iu drejtua ai, prokurorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark