Manchester United u mposht nga Atletico Madrid me rezultat 1-0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Oslo, në të cilën ka pasur edhe një moment katastrofik të brazilianit Fred, i cili u përjashtua nga loja.
Kartonët e kuq janë të rrallë për ndeshjet miqësore, veçanërisht për klubet e nivelit më të lartë në botë, por këtë herë nuk ishte kështu.
Që në fillim, lojtarët e Atletico Madrid dhe Man United luajtën ashpër, kështu që pamë tetë kartonë të verdhë, që tregon se ishte ndeshje e vërtetë dhe konkurruese.
Ndërhyrja më e turpshme e ditës u krye nga mesfushori Fred, i cili në minutën e parë të kohës shtesë, goditi ashpër sulmuesin Alvaro Morata.
FRED received a red card for STAMPING on Alvaro Morata in a forgettable pre-season friendly for Manchester United.
— Lilian Chan (@bestgug) July 30, 2022
Despite the late red card Fred had a generally good performance. pic.twitter.com/Zek4abpXnG
Për t’i bërë gjërat edhe më të pabesueshme, Fred goditi spanjollin teksa ai e kishte larg topit, pa asnjë mundësi për të zotëruar atë dhe në mes të fushës pa asnjë nevojë.
Fredi u përjashtua, ndërsa Morata duhej të ndihmohej nga ekipi mjekësor.
Në rrjetet sociale pasuan kritika të shumta për mesfushorin brazilian, i cili kishte bërë ndeshje shumë të mira dhe ishte paralajmëruar si një surprizë e mundshme pozitive në sezonin e ardhshëm.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Joao Felix në minutën e 86-të dhe i solli fitoren Atletico Madridit. Ndeshja miqësore u luajt në Oslo të Norvegjisë