×
Show

Frika e Mark Zuckerberg se mund të spiunohet nga kamera e kompjuterit të tij

Insajderi
22 June 2016 - 11:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, postoi një fotografi të martën për të shënuar arritjen e më shumë se 500 milion përdoruesve të Instagramit për çdo muaj.

“Më shumë se 500 milion njerëz tani përdorin Instagramin çdo muaj – dhe 300 milion në ditë,” ka shkruar ai për rrjetin social që e ka blerë para pak kohësh.

Por, ajo çfarë spikat në foton e postuar në ai në fakt nuk ka të bëjë me Instagramin.  Në foto shihet se si Zuckerberg duket se frikësohet si shumica nga ne se mund të ‘spiunohet’ përmes kompjuterit.

Për këtë arsye, ai ka mbuluar me ngjitës edhe kamerën dhe mikrofonin në llap-topin e tij, shkruan mic.com

Më herët, është raportuar se ekzistojnë mënyra që njerëzit të spiunohen përmes kamerës dhe mikrofonit, andaj ato preferohet të mbulohen./Insajderi.com

Mark Zuckerberg Is as Paranoid as Everyone Else About Getting Spied on Through His Webcam

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark