×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Frikë nga Kurti apo shpërfillje? Mitrovicasja Vjosa Osmani nuk gjenë kohë për të përkujtuar viktimat e bandës së Ivanoviq

    Insajderi
    03 February 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot janë bërë 23 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës. E quajtur si Nata e Tmerrit, po atë ditë u vranë 10 shqiptarë dhe u dëbuan rreth 12 mijë banorë. Një nga personat që u akuzua për këto krime ishte edhe Oliver Ivanoviq.

    Në Veri të Mitrovicës, në këtë datë, ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë.

    Një nga personat që u akuzua për këto krime ishte edhe Oliver Ivanoviq, të cilit kryeministri Kurti i thuri lavde prej heroi.

    Në këtë përvjetor të viktimave shqiptare asnjë reagim nuk erdhi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila me origjinë vije po nga Mitrovica.

    Vendlindja e presidentes Osmani ishte vendi që përjetoi tmerrin më të madh nga bandat kriminale që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq.

    Por, Osmani nuk pati kohë t’i përkujtoj bashkëvendësit, shkruan Insajderi.

    Nuk dihet nëse reagimi i presidentes lidhet me deklarata e Kurtit, ku Ivanoviqi portretizohet si hero.

    Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, para dy jave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte zgjedhur fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    11 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark