Kabineti i të parës së shtetit nuk e kishte konfirmuar pranimin e e-mail, dhe nuk kishte kthyer përgjigje brenda shtatë ditëve, dhe as pas shtatë të tjerave shtesë ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Gazeta Insajderi më 11 gusht të këtij viti e kishte nisur një kërkesë për qasje në Dokumente Publike për në Zyrën e Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu.
Në të kërkoheshin shpenzimet e Presidentes dhe të stafit të saj për vizitën që kishin bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në korrik.
Kabineti i të parës së shtetit nuk e kishte konfirmuar pranimin e e-mail-it, dhe nuk kishte kthyer përgjigje brenda shtatë ditëve, dhe as pas shtatë të tjerave shtesë ashtu siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.
Pasi Gazeta Insajderi kishte pritur dy javë për përgjigje, më 30 gusht 2022 kishte çuar një ankesë për Zyrën e Presidentes tek Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Kjo e fundi e kishte pranuar menjëherë ankesën, dhe kishte filluar ta trajtonte atë.
Sot, dy muaj pasi Gazeta Insajderi e kishte çuar kërkesën, Zyra e Presidentes ka kthyer përgjigje për shpenzimet që Osmani-Sadriu dhe stafi i saj i kishin bërë gjatë korrikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shpenzimet iu lejuan Gazetës Insajderi vetëm pas urdhrit që Agjencia për Informim ia bëri Presidencës më 6 tetor.
Nëse të njëjtat nuk do të dërgoheshin nga stafi i Presidentes, atëherë institucioni që drejton kjo e fundit mund të dënoje me gjobë nga institucioni që mbikëqyrë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
P.S. Shkrimi për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe stafit të saj, do të publikohet sonte.
Lexo edhe: