×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ruajtja e sekreteve të Prindonit dëmton buxhetin, MPJ-ja paguan gjobën 13 mijë euroshe

    Insajderi
    12 September 2022 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    13 mijë euro nga buxheti i shtetit janë derdhur në llogarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi pasi kjo e fundit e gjobiti Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit.

    Beteja katër mujore e Gazetës Insajderi me MPJD-në përfundoj me gjobë 13 mijë euro. Ruajtja e sekreteve të Prindon Sadriut, zotëriut të parë të Kosovës iu kushtoj taksave të popullit 13 mijë euro.

    Zyra për media e AIP- njofton Gazetën se është bërë pagesa nga MPJD.

    “Ju njoftoj se është bërë pagesa e gjobës nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sipas vendimit Nr. A-272/2022 të AIP-së”.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ishte dënuar me 13 mijë euro gjobë pasi që ka refuzuar t`i ofroj Gazetës Insajderi faturat e shpenzimeve të diplomatit Prindon Sadriu, që është edhe bashkëshorti i Presidentes së vendit.

    MPJ me taksa të qytetarëve kosovarë paguante derivatet për udhëtimin e Sadrit nga Kosova në Maqedoni aty ku shërbente si zëvendësshef i misionit.

    Por për këto shpenzime ky insitucion nuk i ofroi të dhëna Gazetës ani pse ka mbi 4 muaj që kur i janë kërkuar ato, e që ligji i obligon t`i bëjnë publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark