×
  • Sport
  • Sport

    Fronsinone 2-1 Empoli | Mbrëmje shqiptarësh në Serie A, shënojnë Ibrahimovic dhe Çuni, Ismajli dhe Berisha kompletojnë 90 minutëshin – këto janë notat e tyre

    Insajderi
    06 November 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Frosinone rikthehet te fitorja në Serie A pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Eusebio Di Francescos, mposhti 2-1 Empolin. Falë dy golave të shqiptarëve Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimovic. Të parët për ta në Serie A.

    Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajtën si titullarë për Empolin, ndërkohë që Stiven Shpendi e ndoqi gjithë ndeshjen nga pankina.

    22 vjeçari, Marvin Çuni shënoi për epërsinë e Fronsinones në minutën e 58’të, i asistuar nga Arijon Ibrahimovic.

    Festoi edhe Arijon Ibrahimovic, i cili ndëshkoi Etrit Berishën në minutën e 74’, duke kaluar Frosinonen në avantazh të dyfishtë përballë Empolit.

    17-vjeçari shqiptar, i cili njësoj si Çuni kanë ardhur tek ekipi lacial në formë huazimi nga Bayern Munchen, është shpallur lojtari i ndeshjes me notën më të lartë.

    Ky është goli i parë sezonal në Serie A për adoleshentin e talentuar. Dhe i dyti radhazi pas atij të shënuar në mesjavë në Kupën e Italisë kundër Torinos.

    Notat e tre futbollistëve shqiptarë:

    LOJTARI I NDESHJES – ARIJON IBRAHIMOVIC: 8.2 (SofaScore)

    MARVIN ÇUNI: 7.7 (SofaScore)

    ARDIAN ISMAJLI: 6.6 (SofaScore)

    ETRIT BERISHA: 6.7 (SofaScore)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark