×
Show

Frymëzimi për ushtrime i erdhi nga “Bulizmi” – Sot është shembull për të rinjtë

Insajderi
13 January 2020 - 12:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Review Show po vazhdon me promovimin e talenteve të rijnë të fushave të ndryshme.

Ndryshe nga herët tjera këtë jave Review ka prezantuar një talent të ri që merret kryesuesish me aktivitete sportive.

Eron Rexhepi është nga Prishtina, i ka vetëm 15 vjet dhe merret tash e 3 vjet me aktivitete sportive.

Kryesisht ushtron Calisthenics, bodybuilding e sporte të tjera të ngjashme.

Se çfarë e frymëzon Eronin të ushtroj ai na dha një përgjigje mjaft interesante, “Kur kam qenë më i vogël jam ballafaquar me “Bulizmin” në shkollë për shkak të peshës”, kjo e ka nxitur të filloj ushtrimet fizike.

Sot Eroni edhe pse nuk e ka më problemin e peshës, thotë se jeta sportive ju ka bërë “Lifestyle” dhe se përfitimet e ushtrimeve nuk janë veç fizike por edhe psikike.

Për më shumë rreth Eronit dhe aktiviteteve të tij sportive, se a do të merre pjesë në ndonjë garë për bodybuilding dhe shumë të tjera ndiqeni intervistën e plotë.

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark