×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftesë për ushtrime ushtarake në Serbi- “Kush nuk përgjigjet shkon në burg”

    Insajderi
    05 October 2023 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa rekrutë në Serbi do të kalojnë pothuajse një muaj e gjysmë në stërvitje ushtarake gjatë muajit tetor.

    Në njësitet e ushtrisë serbe kanë mbërritur rekrutë nga Vranja dhe Leskovci ku do të qëndrojnë deri më 22 tetor, transmeton Insajderi. Ftesat iu kanë shkuar edhe rezervistëve tjerë, lista përfshinë banorët e Prokuplës, Shabacit, Valjevës, Pançevës, Somborit, Suboticës, Kikindës, Zrenjaninit, Novi Sadit, Krushevcit, Vranjës, Leskovcit, Zajeçarit, Pirotit, Borit, Pozharevcit, Smederevës dhe Nishit, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Serbi.

    Sipas ligjit për detyrime ushtarake, rezervistët mund të thirren në ushtrime maksimumi për 90 ditë në vit.

    Nëse të njëjtit nuk i përgjigjen pozitivisht ftesës mund të dënohen me gjobë 10 deri në 50 mijë dinarë ose me 60 ditë burg.

    Këto ushtrime në Serbi po bëhen derisa në veri të Mitrovicës janë shkaktuar tensione pas vrasjes së policit kosovar, Afrim Bunjaku nga grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Radojçiq.

    Po ashtu është raportuar se Serbia ka vendosur bazë ushtarake në afërsi të vijës kufitare me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark