×
  • Lajme
  • Lajme

    Ftohet për intervistim nga Prokuroria diplomati Agron Maloku, flet avokati i tij

    Insajderi
    17 December 2022 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Diplomati i karrierës që u sistemua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Ministrinë e Shëndetësisë, Agron Maloku, është ftuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për intervistim si palë e dëmtuar. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Malokut, Xhevdet Smakiqi.

    Smakiqi tha se intervistimi i Malokut do të bëhet të hënën nga ora 13:30. Ai shtoi se pranë Prokurorisë së shtetit janë iniciuar dy apo më shumë raste penale.

    Një nga ato raste është thyerja e derës së hapësirave të Sindikatës nga dikush brenda MPJD-së ku Sindikata e ka denoncuar rastin ne polici.

    Kurse rasti i dytë është denoncimi i Malokut rreth dyshimeve për disa keqpërdorime brenda MPJD-së.

    Në cilësinë e Diplomatit te Karrierës pranë Prokurorisë se shtetit janë iniciuar dy apo më shumë raste penale siç është rasti i thyerjes se derës hapësirave të Sindikatës nga dikush brenda MPJD-se ku Sindikata e ka denoncuar rastin ne polici. Po ashtu nen hetim paraprak janë denoncuar edhe disa dyshime për keqpërdorime tjera brenda MPJD-së po ashtu te denoncuara nga Kryetari i Sindikatës dhe si Drejtor i Administratës nga Z.Maloku“, tha Smakiqi për Insajderin.

    Smakiqi ndër të tjera tha se si avokat i angazhuar në këtë rast do të ushtroi të gjitha mjetet dhe anagzhimet për mbrojtjen e interesit të Malokut.

    Krejt kjo pasi sipas tij, Maloku është dëmtuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz në formë hakmarrje për denoncimet që i njëjti ka bërë rreth keqpërdorimeve në MPJD.

    Saktësisht te Hënën do te marrim vesh se për cilin rast e ka ftuar prokuroria e shtetit klientin tim Agron Maloku. Unë si Avokat do të ushtroi te gjitha mjetet dhe angazhimet për te mbrojtur interesin publik dhe te klientit tim i cili është dëmtuar nga kreu i MPJD-së si hakmarrje për denoncimet e keqpërdorimeve ne MPJD- pra mbrojtja e interesit publik i ka kushtuar me shkarkim të paligjshëm nga detyra e Drejtorit, respektivisht transferim në Ministrinë e Shëndetësisë ndaj të cilit vendim ka ushtruar anekse në KPMSHC-se ku i ka dhënë te drejte klientit tim.”, tha për fund Smakiqi./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark