×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Fton në Shqipëri dy shokët e tij ukrainas, gjesti i ish-mbrojtësit të kombëtares bënë jehonë të madhe

    Insajderi
    24 February 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila, ka bërë një veprim mjaft human nga ana e tij në këtë kohë lufte mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Me anë të një postimi në Instagram, Lila i ka bërë një thirrje ish-shokëve të tij të ekipit, Vladislav Naumets dhe Orest Kuzik, të cilët janë nga Ukraina.

    Ai i ka ftuar në Shqipëri bashkë me familjet e tyre, që të mund të strehohen në vendin tonë deri sa gjendja të mund të qetësohet.

    Ky gjest nga ana e Lilës ka shkaktuar dhe një jehonë në mediat greke, e cila ka marrë një vëmendje të madhe nga ana e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark