×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Fukarallëk” në Gjilan, Alban Hyseni merr veturë të konfiskuar për nevoja të komunës

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Gjilanit ka marrë një veturë të konfiskuar për ta shfrytëzuar për nevoja të zyrtarëve komunalë, për shkak të mungesës së veturave zyrtare.

    Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Hekuran Rapuca.

    “Qysh e thotë ligji, ne e kemi bë një kërkesë për një veturë, na u ka dhënë vetura. Na e kemi ba një kërkesë sepse s’kena pasë vetura. Ia këna bë kërkesën komisionit [Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar] për vetura të sekuestruar në Doganë. Na u ka dhanë mundësia me e pranu qit veturë, e kemi pranu qito”, ka deklaruar Rapuca për Insajderin.

    Vetura është e tipit Audi, teksa targat figurojnë të jenë të kësaj komune (06).

    Nuk dihet arsyeja se pse targat s’janë ndryshuar për t’u kthyer në veturë zyrtare, e as nëse vetura do të jetë vetëm për përdorim të përkohshëm.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi të automjetit, teksa nuk ka arritur ta identifikojë ende se kush është pronari i saj, të cilit iu është konfiskuar.

    Kjo nuk është hera e parë që gjërat e konfiskuara nga Policia e Kosovës po vendosen në “shfrytëzim” nga akterët e VV-së. Deputetja e këtij subjekti politik, Fitore Pacolli, në gusht të këtij viti ka njoftuar për dhënien e një banese të konfiskuar për një familje skamnore.

    “Qeveria e Kosovës ndanë një banesë të konfiskuar për një familje skamnore e cila ka edhe një fëmijë me autizëm”, ka thënë ajo.

    E njëjta ka bërë të ditur se banesat e ardhshme të konfiskuara do t’iu ndahen familjeve në nevojë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark