Fulhami ka arritur ta mposht Arsenalin me rezultat 2-1 në derbi e Londrës në kuadër të javës së 20-të të Ligës Premier.
Ndeshja nisi shumë më mirë për Topçinjtë që arritën që në rastin e parë të shënojnë gol.
Zhvillohej minuta e pestë kur Bukayo Saka shënoi nga afër me portën e zbrazët për 1-0.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin shifrat në 1-1 me Raul Jimenez që përfitoi nga asistimi i Tom Cairney.
Fulham mori epërsinë në minutën e 60-të, kur Bobby De Cordova-Reid shënoi për 2-1.
Kjo humbje e zbret Arsenalin në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Fulham me 24 pikë është në mesin e renditjes. /Telegrafi/