×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Fundi për Jaguar XJ, pasardhësi në vitin 2020

    Insajderi
    02 June 2019 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Limuzina më luksoze e Jaguar festoi ditëlindjen e 50-të vitin e kaluar dhe brezi i tanishëm po prodhohet gati për një dekadë.

    Gjenerata aktuale e Jaguar XJ është modeli më i vjetër në rangun e këtij prodhuesi. Makina u prezantua në vitin 2010, dhe në 2015 ajo u pësoi një ristilizim.

    Duke pasur parasysh se është një automjet që ka qenë në treg për pothuajse dhjetë vjet, nuk është çudi që nga viti në vit shitjet kanë rënë. Kështu, në vitin 2018 në Evropë janë shitur vetëm 1,099 njësi, ndërsa situata në SHBA është disi më e mirë – janë shitur 1,579 kopje të Jaguar XJ.

    Megjithatë, ky model gjithashtu shënoi një rënie të madhe në tregun e SHBA vitin e kaluar, me 2,721 makina të shitura në vitin 2017.

    Pasardhësi i Jaguar XJ nuk pritet para vitit 2020 dhe duhet të ketë vetëm një makinë elektrike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark