Ish-kampionët e Anglisë dhe një nga klubet më të vjetra në botë, Derby County, ka rënë nga Championsship dhe do të luajnë në Ligën 1 sezonin e ardhshëm.
Mrekullia nuk ndodhi! Klubi mitik nga East Midlands, i cili u bë i famshëm me të madhin Brian Clough në fund të viteve ’60 dhe fillim të viteve ’70 të shekullit të kaluar, ka kaluar një nga vitet më të vështira në historinë e tij.
Për shkak të problemeve të mëdha financiare dhe falimentimit, atyre iu hoqën 21 pikë nga kampionati. Por skuadra nuk donte të dorëzohej.
Trajneri Wayne Rooney ka bërë gjithçka për të qëndruar në Championsship. Skuadra e përbërë nga lojtarë të lirë dhe futbollistë të ardhur në formë huazimi arritën të fitojnë 52 pikë në fushë, të cilat do të mjaftonin për mesin e tabelës.
Mirëpo, pasi Derby-t iu hoqën 21 pikë, skuadra ra në renditje dhe pas disfatës së sotme ndaj Queens Park Rangers (1-0) ranë në Ligën 1.
Edhe pse Derby përjetoi dramën, njerëzit në rrjetet sociale komplimentuan Wayne Rooney, i cili bëri gjithçka, por shkrimi i një historie të bukur të futbollit anglez ishte një “detyrë e pakapshme”.