×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Fundjavë e jashtëzakonshme”, Kurti del me një urim për fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë

    Insajderi
    11 September 2023 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i ngazëllyer pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj të Polonisë me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve Euro 2024.

    Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’, vlerësoi se ishte një javë e suksesshme në sport për Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, ka thënë ai.

    Goli i dytë mbrëmë u shënua nga Mirlind Daku, 25-vjeçari nga Gjilani i Kosovës, gol ky vendimtar që ngriti Shqipërinë në vendin e parë në grup. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark